Aktualitet

Po “luftonte” në terren me zjarret, ushtari asfiksohet nga tymi

               Publikuar në : 20:05 - 03/08/21 liberale

Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pasi u asfiksua nga tymi gjatë shuarjes së flakëve që kanë përfshirë zonën e Lunxhërisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.

Burimet paraprake për Panorama.al, thonë se gjendja e ushtarit paraqitet e rëndë, ndërkohë gruaja e të ndjerit Andrea Haxhiaj që humbi jetën të martën si pasojë e flakëve në fshatin Azim Zeneli është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.

Në fshatrat e Gjirokastrës, Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lëngo situata e flakëve është e vështirë.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back