Aktualitet

“Po luftojmë për mbijetesë”, Spaho takohet me tregtarët në Kukës

Shkruar nga Liberale
“Po luftojmë për mbijetesë”, Spaho takohet me

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, ka takuar tregtarët në Kukës, të cilët kanë shprehur shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike ku ndodhen.

“Në krahasim me vitet e tjera, sivjet shumë më dobët edhe pse çmimet janë shumë të lira. Konsum nuk ka. Njerëzit po ikin”, - tha një tregtar, ndërsa një tjetër llogariti sa ia ka rritur koston taksa e Rrugës së Kombit.

“Bëj 15 rrugë, shpenzoj 30 mijë lekë për rrugën më muaj, pra 450 mijë lekë në vit për të marrë mallin, sa 2 rroga punëtori”

Lidhur me taksën e Rrugës, Spaho u shpreh se ajo do hiqet kur PD të vijë në pushtet. “Prioriteti ynë, me ardhjen në pushtet nga vota e lirë e shqiptarëve, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit, pasi kjo rrugë u ndërtua për të gjithë shqiptarët për një ekonomi më të zhvilluar dhe për të mos larguar banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës”- tha Edmond Spaho.

Gjithashtu, Spaho vuri në dukje prioritetet e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë, veçanërisht, të biznesit të vogël.

“Deri në 140 milionë lekë xhiro do të konsiderohet biznes i vogël, do të paguhet vetëm 0.5% të xhiros për të gjitha llojet e taksave. Do të vendoset pullën tek dera e dyqanit dhe nuk do të ketë më të drejtë tatimori për të ardhur këtu. Çdo biznes do të përfitojë nga sigurimet shoqërore. Nga 15% që paguan sot, do të paguajë 9%. Çmimi i energjisë elektrike nuk ka arsye pse të rritet. Përkundrazi, ne do ta ulim. Do të heqim akcizën e karburantit që të ulet çmimi me 300 lekë” - theksoi nënkryetari i PD.

Spaho vuri në dukje se PD synon rikthimin e investitorëve të huaj, të cilët janë larguar nga Shqipëria për shkak të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit dhe të taksave të larta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH