Kosova

Po luante me motrën në oborr, bie dera dhe i zë poshtë, humb jetën 8-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Po luante me motrën në oborr, bie dera dhe i zë poshtë, humb

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Suharekë, ku ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit të banesës. I mituri po luante me motrën e tij 6-vjeçare e cila ka pësuar lëndime serioze.

Lajmin për mediat kosovare e ka bërë të ditur Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.

”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, tha Gashi.

Ndërkaq motra 6-vjeçare që vazhdon të trajtohet në spital ka pësuar lëndime serioze, ka treguar Gashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH