Aktualitet

Po lëvizte me motor i armatosur, policia e ndjek dhe e arreston në pyll

Shkruar nga Liberale
Po lëvizte me motor i armatosur, policia e ndjek dhe e arreston në

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, thanë se gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH