Aktualitet

Po lëvizte me karrocë me kalë, 75-vjeçari rrëzohet dhe vdes në vend

Shkruar nga Liberale
Po lëvizte me karrocë me kalë, 75-vjeçari rrëzohet

Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75-vjeç ka humbur jetën.

Sipas raportimeve ai duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH