Aktualitet

Po lëvizte me biçikletë, gruaja përplas për vdekje 73-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Po lëvizte me biçikletë, gruaja përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetë.

"Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH