Policia ka ndaluar Roland Dumanin, vëllanë e Nuredin Dumanit. Ai është ndaluar në Portin e Durrësit, ku ishte nisur drejt Italisë.
Roland Dumani ndodhet momentalisht në komisariat, ku policia po e merr në pyetje. Arsyeja e ndalimit nuk është ende e qartë.
Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje.
Dyshohet se Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati që kishte organizuar kundër Talo Çelës, një tjetër person i shumëkërkuar.
Tashmë ai është bashkëpunëtori i drejtësisë dhe ka rrëfyer përfshirjen në disa ngjarje kriminale.