Kronikë

Po kthehej në shtëpi pasi mbaroi shërbimin, kush është efektivi që humbi jetën në Rrëshen

Shkruar nga Liberale

Një efektiv i Komisariatit të Policisë Mirditë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor në Rrëshen-Rrubik. Mjeti që drejtonte Gëzim Lazri është përplasur nga një mjet tjetër me shofer një shtetas malazez.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.02 minuta dhe fatkeqësisht, nga përplasja e fortë mes makinave ka ndërruar jetë efektivi 56 vjeçar.

Bëhet me dije se Gëzim Lazri sapo kishte mbyllur shërbimin dhe po kthehej për në shtëpi. Paraprakisht, Policia njofton se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga shoferi malazez. Ky i fundit ndodhet në spital dhe po merr mjekimin e duhur ne spital.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH