Aktualitet

Po kthehej në shtëpi me motor, shqiptari përplaset për vdekje nga një 40-vjeçare (edhe ajo shqiptare)

Shkruar nga Liberale
Po kthehej në shtëpi me motor, shqiptari përplaset për

Një 28-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Breshia të Italisë, teksa udhëtonte me një motor tip “Honda”.

I riu i identifikuar si Iralt Merdita sapo kishte mbaruar punën dhe po udhëtonte përgjatë provincës 668 të Lenos për të mbërritur në Ghedi dhe për të ngrënë darkë me familjen e tij. Por ai nuk mbërriti kurrë në shtëpi.

28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë e një përplasjeje shumë të dhunshme me një “Volkswagen Passat”, që ndodhi në një karburant.

Me profesion mekanik, ai jetonte në Ghedi dhe kishte disa muaj që punonte në Leno. Në vetëm tre muaj kishte fituar besimin dhe vlerësimin e kolegëve dhe të pronarit: “Ishte djalë shumë i mirë: i arsimuar, i përgjegjshëm, i disponueshëm”, tha me një zë të thyer nga dhimbja.

Gruaja pas timonit të Passat-it, një 40-vjeçare shqiptare nga Leno, ka pësuar tronditje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Manerbios për mjekim dhe analiza të nevojshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH