Aktualitet

"Po kryeni vepër penale", Balla- deputetëve të Rithemelimit: Mos u përdorni si ‘mish për top’ për hallin e një njeriu

Shkruar nga Liberale
"Po kryeni vepër penale", Balla- deputetëve të

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndërsa deputetët e Rithemelimit e kishin mbushur sallën me tymuese, Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu ka bërë thirrje të mos përdoren për interesat e një njeriu të vetëm.

Ai iu tha se ata po keqpërdoren nga Berisha, i cili e ka marrë peng partinë prej 33 vitesh, teksa iu kërkoi që për të realizuar kërkesat e tyre të ndjekin rrugë të  tjera, siç është ajo e dorëzimit të firmave në Kushtetuese.

“Ju keni detyrën të ushtroni detyrën që iu ka ngarkuar populli. Thirrja ime ndaj deputetëve në krahu ne djathtë të kësaj salle. Ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi personal i një njeriu. Ky njeri e ka marr peng PD-në prej 33 vitesh. Kjo nuk ka të bëjë me kërkesat e opozitës, sepse nëse kërkoni komision parlamentar, pse nuk mblidhni 28 firma dhe ta çoni në Gjykatë Kushtetuese? A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet? Nëse gjykata kushtetuese vendos që iu është mohuar e drejta atëherë dakord. Ne nuk i vendosim në gjykim vendimet e gjykatës Kushtetuese. Na ka ngarkuar gjykata Kushtetuese që të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore.

Keqardhja ime më e madhe është imazhi i keq që doni t’i bëni Kuvendit të Shqipërisë. Ai njeriu ka 33 vjet që është munduar të dëmtojë sa ka mundësi imazhin e Shqipërisë. Por ta harroni që Shqipëria të kthehet më pas, përpjekja juaj është e dështuar. Vendosja e flakadanëve dhe lëndëve kimike, është një vepër penale. Mos u përdorni mish për top për hallin e një njeriu të vetëm”, tha Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH