Aktualitet

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje tregtaren në dalje të Fushë-Krujës

Shkruar nga Liberale
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje tregtaren në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të tregut të fruta-perimeve në dalje të Fushë-Krujës.

Një automjet ka përplasur për vdekje një 70-vjeçare, e cila tregtonte në këtë treg.

Viktima Mane Hoxha ka qenë duke kaluar rrugën kur u godit nga automjet.

E moshuara raportohet se ka humbur jetën në vendngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH