Aktualitet

"Po intimidohemi nga rektori i Mjekësisë", pedagogu: Kemi frikë se mos na shkarkojnë

Shkruar nga Liberale
"Po intimidohemi nga rektori i Mjekësisë", pedagogu: Kemi

Pedagogu i Mjekësisë, Erges Eskiu tha se, rektori Arben Gjata po intimidon pedagogët, duke i kërcënuar se do i shkarkojë nga puna.

“Ka një konsesguence mes pedagogëve për rritje rroge. Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna. Këtë vit më është kërkuar nga studentë të aplikoja sërish dhe kam aplikuar. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët", tha ai për News 24.

Sipas pedagogut, konviktet janë në kushte shumë të këqija dhe studentët detyrohen të marrin shtëpi me qira.

"Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja.”, tha Eskiu. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH