Aktualitet

Po futeshin në Shqipëri, u sekuestrohen paratë e padeklaruara (në një rast 12 mijë euro)

Shkruar nga Liberale
Po futeshin në Shqipëri, u sekuestrohen paratë e padeklaruara

Nuk deklaruan në total rreth 32.200 euro dhe tentuan t’i futnin këto para në vendin tonë, përmes pikave kufitare të Morinës dhe Portit të Durrësit, procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen shumat e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare, dhanë edhe sqarimet përkatëse për të dyja rastet.

Në PKK Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mos-deklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20.000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH