Aktualitet

"Po abuzojnë me gruan time", mbetet në burg shqiptari që terrorizoi pallatin

Shkruar nga Liberale
"Po abuzojnë me gruan time", mbetet në burg shqiptari

Shqiptari që terrorizoi banorët e pallatit në Finikas të Selanikut, ka mbetur në burg. Pas të shtënave me armë, ai u arratis nga vendi i ngjarjes dhe arrestua minuta më vonë në qendër të qytetit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, policia zbuloi 23 kilogramë kanabis dhe 1.2 kilogramë kokainë.

32 vjeçari mohoi akuzat për vrasje, duke thënë se qëlloi sepse besonte,që disa njerëz po abuzonin me gruan e tij. Sa i përket drogës së gjetur në banesë, ai ka kërkuar falje, duke u justifikuar se nuk ishte e tij.

Në momentin që shqiptari qëlloi me armë, në apartamentin e tij ndodheshin tre fëmijë të mitur dhe gruaja, e cila është shtatzënë.

Pas gjetjes së drogës në apartaement, u arrestua edhe vëllai i tij 29-vjeçar, i cili ka dalë nga qelia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH