Showbiz

"Po 1 mijë herë", vajza e Bill Gates fejohet me milionerin egjiptian

Shkruar nga Liberale
"Po 1 mijë herë", vajza e Bill Gates fejohet me milionerin

Jennifer Gates, e bija e krijuesit të Microsoft, Bill Gates ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj prej dy vitesh, Nayel Nassar.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Jennifer, e cila shkruan në Instagram, se ndjehet e surprizuar nga vendi i zgjedhur për t'i bërë këtë propozim.

“Nayel Nassa, je i rrallë. Më surprizove në vendin më kuptimplotë ku ndajmë një ndër pasionet e shumta të përbashkëta. Mezi po pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës duke mësuar, duke u rritur, duke qeshur e duke u dashuruar së bashku! “Po” njëmijë herë!”- shkruan ajo në postim.

https://www.instagram.com/p/B76sF7GH7n-/?utm_source=ig_web_copy_link

I dashuri i propozoi ndërsa po bënin ski. Në foto Jennifer shfaqet e duke qarë, ndërsa në gishtin e saj shihet një unazë e madhe.

Gjithashtu edhe Nayel publikoi foto nga momenti i bukur me përshkrimin: “Ajo tha po. Ndihem mashkulli më me fat në botë në këtë moment. Jenn ti je gjithçka që mund të kisha imagjinuar. Mezi po pres të rritemi së bashku në të udhëtim që quhet jetë dhe nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty. Të dua më shumë sesa mund ta imagjinoj dhe faleminderit që më bën të ndihem në çdo ditë të jetës sime sikur jam në ëndërr.”

https://www.instagram.com/p/B76uaB3H0k4/?utm_source=ig_web_copy_link

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1121231,1121229,1121230,1121226,1121222,1121223,1121224,1121225,1121228"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH