Aktualitet

Plumba drejt hotelit në Pogradec, arrestohen dy persona të tjerë 

               Publikuar në : 18:24 - 13/08/20 liberale

Shkon në shtatë numri i personave të arrestuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në datën 8 gusht në hotel “Voloreka”, në Tushemisht të Pogradecit.

Mësohet se për sulmin me armë që ndodhi drejt hotelit të mbushur me turistë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë nga Policia e Tiranës.

Ata ishin të shpallur në kërkim. Më herët u arrestuan koka e grupit, Ilir Berberi dhe katër anëtarët e tjerë, Mariglen Topuzi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back