Aktualitet

Plumb në zarf, kërcënohet sërish ministri i Brendshëm

               Publikuar në : 11:06 - 11/07/19 LP

Kërcënimet ndaj ministrit të Brendshëm Italian, Matteo Salvini nuk kanë të ndalur.

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22mm është gjetur në adresën postare të Salvinit, ndërkohë që mbi zarf ai cilësohej si “Ministri Duce Matteo Salvini “.

Zarfi i dyshimtë u sekuestrua nga shërbimi postal i Sesto Fiorentino në provincën e Firences.

Që nga dita kur Salvini u bë ministër në kabinetin qeveritar, ka marrë mbi 100 kërcënime me vdekje.

Mbi 100 kërcënime të dhunës dhe vdekjes kundër meje që kur isha ministër. Me sa duket fjalët e urrejtjes për një të majtë të caktuar bindin disa mendje të sëmura, por ata nuk më frikësojnë. Ata më japin edhe më shumë forcë dhe dëshirë për të luftuar kriminelët e të gjitha llojeve “, është shprehur ministri./Gazeta Liberale

(Visited 453 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *