Aktualitet

Plotësimi i vakancave të Kushtetueses, procesi nis nga e para

Shkruar nga Liberale
Plotësimi i vakancave të Kushtetueses, procesi nis nga e para

Gjykata Kushtetuese do të jetë për të paktën deri në fund të këtij viti pa numrin e duhur për të marrë vendime për çështjet e shumta që janë depozituar në këto 3 vitet e fundit.

Gara për plotësimin e 6 vakancave ishte hapur që në gusht e shtator të vitit të shkuar, e pas filtrimit të emrave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), rezultoi se 6 nuk përmbushnin kushtet ligjore, ndërsa 3 të tjerë ishin tërhequr.

Ndër kandidatët që iu ndalua kandidimi për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese ishte Besnik Muçi, i cili ishte emri i parë që Presidenti Meta emëroi në Gjykatën Kushtetuese, por që u rrëzua nga apeli i vetingut.

Tashmë procesi do të duhet të nisë edhe një herë nga e para dhe shpresa është që kjo gjykatë të plotësohet në pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan Panorama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH