Aktualitet

Plotësimi i SPAK, Kraja merr në shqyrtim dosjet e 15 prokurorëve

Shkruar nga Liberale
Plotësimi i SPAK, Kraja merr në shqyrtim dosjet e 15 prokurorëve

Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) nisi funksioninim e saj me 8 prokurorë, por pritet që numri i tyre të rritet edhe me dy prokurorë të tjerë. Sipas Report TV, kreu i SPAK, Arben Kraja ka marrë në shqyrtim dosjet e 15 prokurorëve të cilët kanë kaluar vettingun në të dyja shkallët e saj, të cilët më herët kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e SPAK.

Mandati i tyre pritet të zgjasë deri në shpalljen e rezultatit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për prokurorët që janë përzgjedhur në SPAK. Vendimi për plotësimin e dy vendeve bosh në SPAK pritet të merret brenda javës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH