Aktualitet

Plotësimi i Kushtetueses, KED i dërgon Metës emrin e Sonila Bejtjas

Shkruar nga Liberale
Plotësimi i Kushtetueses, KED i dërgon Metës emrin e Sonila

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Presidentit Ilir Meta emrin e Sonila Bejtjas, e vetmja në garë për vendin e lirë që u la nga Besnik Muçi.

Për këtë vend ishin në garë dhe Altin Binaj me Zhaklina Peto. I pari u emërua në Gjykatën Kushtetuese pasi garonte edhe për një tjetër vend vakant, ndërsa Peto vijon luftën institucionale me KED.

Parlamenti ka emëruar tre anëtarët e tij, Presidenti ka emëruar dy deri tani, ndërsa ka edhe një tjetër, pra emrin që i dërgoi KED-ja, Sonila Bejtjan.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, pasi u emërua anëtari i gjashtë, Altin Binaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH