Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

    “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

    PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma

    PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma

    Berisha: Kriminelët kanë lidhje me qeverinë, marrin kurajo nga kryeministri

    Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €

    Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD

    Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit

    ANALIZË nga Preç Zogaj: Proporcionali si asnjëherë tjetër për Partinë Demokratike

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti

    Kryeministri pa busull

    OPINION nga Viliem Kurtulaj: Kryeministri i pafajshëm apo i papërgjegjshëm

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Hapësira politike shqiptare

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Disa fjalë të ndershme për sulmin ndaj “fjalës së lirë”

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 30,5 euro kostoja mesatare e punës në BE, sa është ajo në Shqipëri para se qytetarët të mirëpresin rritjen e pagave

    SHIFRA E DITËS: 30,5 euro kostoja mesatare e punës në BE, sa është ajo në Shqipëri para se qytetarët të mirëpresin rritjen e pagave

    Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i pasurive të paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

    Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i pasurive të paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

    SHIFRA E DITËS: Si do të rritet për dy vite paga mesatare (pse 900 dhe jo 1.900 euro?)

    SHIFRA E DITËS: Si do të rritet për dy vite paga mesatare (pse 900 dhe jo 1.900 euro?)

    Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension   

    Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension  

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

    Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

    Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

    Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

    Tensione në veri të Mitrovicës, sulmohen dy shqiptarë

    BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

    Milionat e shpenzuara, kontratat e papërfunduara dhe burokracitë që shkaktuan aksidentin tragjik

    E rëndë në Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat, plagosen shumë persona në bord

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Kërcënohet Leo Messi, të shtëna me armë në biznesin e tij familjar dhe një mesazh për argjentinasin

    Messi drejt rikthimit tek katalanasit

    Luizi kërcen për Oltën

    Luizi kërcen për Oltën

    Çmimi Kadare 2023, Nurie Emrullai: Dua që përmes prozës sime të flas hapur

    Çmimi Kadare 2023, Nurie Emrullai: Dua që përmes prozës sime të flas hapur

    Cila nga dy “oltat e Big Brother” duhet besuar! Ajo që puthte dhe përqafonte Luizin para Kiarës apo tjetra që e quan ‘mashtrues ordiner’

Fillimi Koment 1

Platoni tregon arsyet themelore pse edukimi ka vlerë për qytetarin

Përse akoma në vend numëro?

Share on FacebookShare on Twitter

Dorian Sevo

Platoni në veprën e tij “Republika” flet gjerësisht mbi edukimin e qytetarit. Ai mendonte se: “Mbasi qëllimi ynë, siç dihet, duke themeluar një Shtet nuk ka qenë që të bënim të lumtur një klasë të vetme të qytetarëve, por të siguronim lumturinë më të madhe e të mundshme për të gjithë shtetin, mbasi ne kemi besuar se në një Shtet të tillë zbulohet mirë drejtësia, ashtu si padrejtësia në një Shtet të mbytur nga veset, dhe nga ana tjetër ky zbulim do t’u jepte fund diskutimeve për këtë çështje për të cilën po hahemi prej shumë kohësh.”( Platoni 1999).

Ndërsa, për sa i përket mirëqeverisjes dhe punës së administratës për të pasur një shtet të mirë për qytetarin, Platoni thotë: “Dua të them detyrën për të dërguar në klasat e tjera fëmijët e degjeneruar të rojtarëve dhe të ngrihen në rangun e rojtarëve pinjollët që mund të dalin nga klasë të tjera. Doja të thosha me këtë që zyrtarët e lartë duhet t’i caktojnë qytetarët e tjerë në detyra për të cilat ata janë përgatitur, një detyrë të vetme, në mënyrë që secili, i zënë vetëm më një detyrë që i përket atij, të mbetet një, në vend që të shpërndahet në shumë të tjerë dhe në sajë të kësaj edhe Shteti të mbetet gjithashtu një, në vend që të bëhet i shumëfishtë.” ( Platoni 1999). Por si mund të bëheshin qytetarët më të mirë sipas këtij filozofi të antikitetit Grek, Platonit? Ai mendonte se vetëm nëpërmjet edukimit ata mund të bëheshin më të virtytshëm për vendin e tyre, dhe se jeta e tyre duke qenë të edukueshëm rrjedhimisht do të ishte më e virtytshme. Le të shkëpusim një pjesë nga “Republika” e cila e jep mjaftë qartë këtë ide mbi edukimin. “Arsimi dhe edukimi, u përgjigja unë; mbasi nëse një edukim i mirë i ndriçon shpirtrat e tyre, qytetarët tanë do të jenë në gjëndje t’i zgjidhin vetë këto çështje dhe shumë të tjera që ne po i lëmë mënjanë hëpërhë, siç janë ato që kanë të bëjnë me pronësinë mbi gruan, martesën, lindjen e fëmijëve, të gjitha gjëra këto që, sipas proverbit, duhet të jenë sa të jetë e mundur më shumë të përbashkëta midis miqsh.” ( Platoni 1999). Pra shohim se sa shumë rëndësi i jep Platoni arsimimit të shoqërisë, duke e parë atë si një fakt i cili sjell qetësinë dhe rendin në një Shtet. Arsimi është ekuilibri i rendit publik. Pa arsimin në një shtet, ekuilibrat janë shumë lehtë të prishëm. Prandaj qytetari duhet të edukohet. “Një edukim dhe një arsimim i mbajtur në parametrat e përsosmërisë, formojnë njerëz të mirë sipas natyrës; nga ana e tyre këta njerëz të mirë, duke u lidhur me këtë edukim të përsosur, vinë e bëhen më të mirë sesa paraardhësit e tyre në të gjitha pikëpamjet e në mënyrë të veçantë për sa i përket fëmijëve që lindin, ashtu siç ndodh edhe me kafshët.” ( Platoni 1999). Gjithashtu sipas Platonit duhet që të ishte një instancë e cila të ruaj, që edukimi të shkojë tamam ashtu siç e kanë përcaktuar shtetarët e mos të ndryshojë apo të korruptohet nga të tjerë. Prandaj rojet duhet të ishin tepër vigjilent në këtë aspekt. “Duhet pra, për ta thënë me dy fjalë, që rojtarët e Shtetit të vigjilojnë në mënyrë që të tjerët të mos korruptojnë edukimin pa e marrë vesh ata; ata duhet të ruajnë në çdo rast që asgjë të mos rinovohet në gjimnastikë e në muzikë në kundërshtim me rendin e vendosur; ata duhet të përpiqen me sa mund, duke patur frikë se kur thuhet që “njerëzit shijojnë më shumë këngët më të reja që dalin nga goja e aedëve”, të mos mendohetqë poeti e ka fjalën për melodi të reja, por për një mënyrë të re të kënduari, dhe kjo risi të mos miratohet.” ( Platoni 1999). Por cila do të ishte mënyra më e mirë për ti mësuar fëmijët që nesër të jenë qytetarë të denjë? “Kur pra fëmijët i nënshtrohen që në krye rregullës në lodrat e tyre dhe muzika do të ketë bërë që në zemrën e tyre të rrënjoset dashuria për ligjin, ndryshe nga ç’ndosh me fëmijët e mësuar keq, kjo dashuri për ligjin do t’i ndjekë pas në të gjitha rrethanat e jetës, ajo do të rritet bashkë me ta dhe do të vërë në vendin e duhur atë që mund të ketë mbetur nga disiplina e vjetër.” ( Platoni 1999).

Platoni më lartë e thekson rolin madhështor të muzikës në edukimin e të rinjve: “dhe muzika do të ketë bërë që në zemrën e tyre të rrënjoset dashuria për ligjin”, sepse për të muzika i zbut shpirtrat; ajo i bën njerëzit më të mirë, njëlloj si një tokë e mirë e cila e bën më të lehtë mbjedhjen dhe rritjen e vreshtit dhe të frutave të tjera. Por cilat do të ishin rregullat më kryesore për të krijuaj një njeri të mirë edukuar sipas Platonit. Do të ishin pikërisht: “Këto: të heshtësh, kur je i ri, në prani të njerëzve të moshuar, ashtu siç e kërkon mirësjellja, t’u lëshosh vend për t’u ulur, të ngrihesh në këmbë kur ata afrohen, të nderosh babanë dhe nënën, të ndjekësh zakonin e qethjes së flokëve, të veshjes, të mbathjes, në tërë pamjen e jashtme, dhe të gjitha gjërat si këto.” (Platoni 1999). Për Platonin dy ishin mënyrat më të mira për të edukuar qytetarin; shprehimisht ai e thotë këtë tek “Republika”: “E mirë, thash unë, tani imagjino sikur ne të përpiqeshim të bënim sa më mirë një punë të ngjashme, duke i zgjedhur ushtarët dhe duke i edukuar me muzikë dhe gjimnastikë. Binde veten se qëllimi ynë i vetëm është që ata të marrin ngjyrën më të mirë të ligjeve, në mënyrë që në sajë të natyrës së tyre të mirë dhe edukimit të marrë, ata të kishin kurdoherë një opinion të pacënueshëm për sendet nga të cilat duhet pasur frikë dhe për të tjerat, dhe që ngjyra e marrë t’i rezistojë sapunit që është aq i fortë në heqjen e ngjyrave, e kam fjalën për qejfet, që janë më të fortë se çdo lloj sode apo finje, për hidhërimin, frikën, pasionin që ua kalojnë të gjitha larjeve.” (Platoni 1999). Po në këtë punim nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Sokratin. “Sokrati ishte një njeri me një ndjenjë të lartë detyre dhe me një pastërti morale absolute.” (Stumpf 2000). Hegeli shpesh herë e krahasonte atë me Krishtin. Sokrati ishte një person tepër modest, nuk ishte një mendjemadh, madje e pranonte injorancën e tij. “Kur Kerofoni pyeti Orakullin, nëse gjendej ndonjë person i gjallë, që të ishte më i zgjuar se Sokrati, Orakulli u përgjigj se nuk gjendej. Sokrati e interpretoi këtë përgjigje duke thënë se ai ishte më i zgjuar, sepse ai e kuptoi dhe e pranoi injorancën e vet.” (Stumpf 2000). Pra duke pranuar injorancën [padijen] e tij, Sokrati në këtë mënyrë e kishte e bërë veten e tij, njeriun më të zgjuar në botë. Në hulumtimet e antikëve grekë Sokrati zë një vend të jashtëzakonshëm lidhur me idenë e shpirtit. “Bota e brendshme e njeriut, thotë Sokrati, është vendi i një aktiviteti unik, vendi i aktivitetit njohës, i cili udhëheq aktivitetin praktik. Për të përshkruar këtë aktivitet, Sokrati krijoi konceptin e shpirtit, të psikikës (psyche). Për të shpirti nuk është ndonjë dhunti e veçantë, as ndonjë lloj i veçantë substance, por është, deri në një farë shkalle, kapacitet për inteligjencë dhe karakter. Ai është personaliteti i vetëdijshëm i njeriut.” (Stumpf 2000). Me pak fjalë shpirti për të ishte: “struktura e personalitetit.” (Stumpf 2000). Për sa i përket të mësuarit, Sokrati mendonte se metoda më e mirë e të mësuarit ishte nëpërmjet dialogut. Ai mendonte se vetëm dialogu me njeriun që kemi përballë mund të na çonte më qartësisht terk rruga e vërtetë e njohjes. “Në veprën “Euthifro”, Sokrati do të shtirej si injorant rreth një teme dhe u përpoq të nxirrte nga njeriu tjetër njohjen më të plotë të mundshme për të. Ai e konsideroi këtë metodë të dialektikës njëlloj mamie intelektuale.” (Stumpf 2000). Sokrati bënte pjesë tek ata filozofë ku diturinë dhe virtytin e vlerësonin po njëlloj. Të mësuarit në kohën e antikitetit grek kishte një metodë shumë interesante. Ata mësonin edhe duke shtëtitur nëpër lulishte dhe duke dialoguar me njëri-tjetrin; pra ata nuk mësonin vetëm duke u ulur në bankat e shkollës siç ndodh rëndom sot. “Filozofia, për Platonin, ashtu si edhe për Sokratin, ishte jo thjesht një aktivitet i specializuar dhe teknik, por një mënyrë jetese.” (Stumpf 2000). Platoni i kushtoi një rëndësi shumë të madhe edukimit, dhe kryesisht mënyrës se si mund të arrihej një edukim sa më i mirë. Ai i qëndroi metodës dialektike të Sokratit. “Ai ishte i bindur se edukimi i tyre [burrave të shtetit] duhej të konsistonte në aktivitetin rigoroz intelektual, me anën e të cilit ai nënkuptonte një studim shkencor, duke përfshirë matematikën, astronominë dhe harmonikën.” (Stumpf 2000). Moment tjetër interesant në teorinë e njohjes së Platonit është edhe Miti i Shpellës.

Njerëz të mbyllur në një shpellë dhe të lidhur për të mos parë pas; dhe pas tyre njerëz dhe kafshë të ndryshme dhe pas kafshëve zjarr. Zjarr i cili bën të mundur të shkaktohen hije para murit, të cilin ata mund të shohin. Por ato hije që ata mund të shohin, nuk janë kafshët dhe njerëzit e vërtetë, por hijet e tyre, që ata i marrin për të vërteta pasi nuk kanë mundësi të kthejnë kokat e tyre që janë të lidhura me zinxhirë, për të parë objektet e vërteta. “Kur ata shohin një hije dhe dëgjojnë jehonën e zërit të njeriut nga muri, mendojnë se zhurma vjen nga hija, sepse ata nuk kuptojnë ekzistencën e ndonjë gjëje tjetër.” (Stumpf 2000). Me të dalë nga shpella dhe në mënyrë graduale pasi, nëse do të dilte shpejt, do ti erreshin sytë nga dielli; njeriu i dalë nga shpella kupton se shkaku i të bërit të objekteve të dukshme është pikërisht dielli, dhe se ato gjëra që kishte parë në shpellë nuk ishin veçse mashtrime, “sepse atje, ku ai më përpara shihte një njollë të errët, tani mund të shohë detaje më të qarta të linjave dhe të ngjyrave.” (Stumpf 2000). “Tani ai e kupton se pa diell nuk ka botë të dukshme.” (Stumpf 2000). Por si mund të arrihej një njohje sa më e mirë për njeriun. Sipas Platonit kjo njohje e përkryer mund të arrihej vetëm me anë të inteligjencës së përkryer. “Inteligjenca e përkryer përfaqëson mendjen e çliruar tërësisht nga objektet ndijore. Në këtë nivel mendja merret direkt me format. Format janë objekte të kuptueshme, siç është trekëndëshi dhe njeriu, të cilat janë abstraguar nga objektet aktuale.” (Stumpf 2000).

Figura e Sokratit në antikitetin grek por edhe më vonë ka qënë shumë e vlerësuar. Sokrati ishte një person i cili e donte dijen por edhe shtetin. Përveç shprehej “Unë di një gjë, që nuk di asgjë” Sokrati si një mbështetës i zbatimit të ligjit në shoqëri, la shprehejne e tij po aq të famshme sa e para: “Ligjet janë babai dhe nëna ime.” (Hersh 1995). Dija për Sokratin ishte shumë e rëndësishme pasi “dija vë në veprim gjithë shpirtin.”  Përsa i përket edukimit, Sokrati na flet për ide të lindura, ato që më vonë do i hasim tek Platoni si reminishenca [rikujtesa]. Logjika e kësaj teorie e të mësuarit dhe të edukuarit kishte të bënte me faktin se: “duhet të pranojmë se ne i kemi kundruar idetë para se sa të lindnim. Gjatë lindjes shpirti humbet kujtimin e qartë të ideve. Por tek ai mbetet një lloj nostalgjie për to, çka bën që ai të përpiqet t’iu drejtohet atyre, që ti kërkojë ato. Maieutika e Sokratit kthehet tek Platoni në një proces rikujtimi, reminishence.” (Hersh 1995) Pra sipas kësaj teorie ne nuk mësojmë gjëra të reja, por thjesht rikujtojmë atë gjëra apo ide që shpirti ynë i ka parë kur ishte në botën e ideve pa zbritur ende në tokë. “Edukimi përpiqet para së gjithash të nxisë dhe ta bëjë efikas kujtimin e ideve të kundruara dikur, përpara lindjes.” (Hersh 1995). Por si mund të arrijmë një dije të sigurt dhe të fortë për të pasur një edukim të shëndetshëm dhe me bazë? Platoni shprehej se: “filozofia duhet të niset nga mendim i saktë i matematikës, për të na çuar drejt diçkaje që nuk mund të shprehet nëpërmjet koncepteve, por me një gjuhë poetike, domethënë e vërteta përtej mundësive të përvojës së prekshme dhe mendimit konceptual.” (Jacoby Edmond 2006)./Liberale.al/

Ju sugjerojme

“Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”
Kryesore

“Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

22:57 | 31/03/2023
Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv
Life Style

Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv

22:50 | 31/03/2023
25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Dossier

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

22:36 | 31/03/2023
ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Proporcionali si asnjëherë tjetër për Partinë Demokratike

20:30 | 31/03/2023
Tensione në veri të Mitrovicës, sulmohen dy shqiptarë
BOTA

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

19:54 | 31/03/2023
Kërcënohet Leo Messi, të shtëna me armë në biznesin e tij familjar dhe një mesazh për argjentinasin
1

Messi drejt rikthimit tek katalanasit

19:27 | 31/03/2023
Para
Nga veshja e çuditshme e Sam Smith te sensualiteti i Bebe Rexhës, si u veshën VIP-at në Grammy 2023

Nga veshja e çuditshme e Sam Smith te sensualiteti i Bebe Rexhës, si u veshën VIP-at në Grammy 2023

Temperaturat deri -15 gradë, ngricat pushtojnë vendin, probleme me energjinë elektrike në fshatrat e Korçës, Pogradecit dhe Elbasanit

Temperaturat deri -15 gradë, ngricat pushtojnë vendin, probleme me energjinë elektrike në fshatrat e Korçës, Pogradecit dhe Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”
  • Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv
  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • “Kush e ka bërë, Luizi Big Brother, apo BB Luizin”? Ndizet debati në studion e “Më lër të flas”
  • PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma
  • Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
  • “Sa herë hedh atë parfum, më kujtohesh ti “/ Gerti tenton të ngacmojë Jorin?
  • Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €
  • Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD
  • Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al