Aktualitet

Platforma/ Rama i përgjigjet sërish Metës: Unë nuk quhem Yuri Kim!

Shkruar nga Liberale
Platforma/ Rama i përgjigjet sërish Metës: Unë nuk quhem

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projekt-platformën e presidentit Ilir Meta duke iu përgjigjur këtij të fundit.

Meta tha më herët se ia ka nisur platformën kreut të qeverisë, ndërsa i hodhi poshtë pretendimet e Ramës se nuk e ka marrë.

Por kryeministri ka reaguar sërish me një mesazh në "Twitter", ku shkruan se ai nuk gënjen dhe këtë e ka shkruar vetë, Ilir Meta.

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit?”, shkruan Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH