Aktualitet

Plas sherri për pronën në Kukës, plagosen 2 persona

Shkruar nga Liberale
Plas sherri për pronën në Kukës, plagosen 2 persona

Tre familje në Kukës janë konfliktuar për motive pronësie dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Zall-Lusen dhe sipas policisë në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa një është shpallur në kërkim.

" 3 vëllezër në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin me inicialet M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Fill pas ngjarjes së rëndë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kukësit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Të njëjtat burime sqarojnë se në pranga kanë rënë 3 persona, përkatësisht shtetasit; A. L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç. Ndërkohë, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, pasi ai akuzohet se ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin me inicialet R. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH