Aktualitet

Plas sherri në Dibër, dy vëllezër bëjnë për spital policët

Shkruar nga Liberale
Plas sherri në Dibër, dy vëllezër bëjnë për

Dy të rinj nga Dibra, vëllezër mes tyre janë përfshirë në një sherr me dy punonjës policie, kur këta të fundit ishin jashtë orarit të detyrës.

Shkaqet e sherrit janë ende të paqarta, ndërsa në pranga kanë rënë Robert Tota dhe Klodjan Tota.

Njoftimi Dibër

U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH