Aktualitet

Plas sherri mes kushërinjve për tokat, arrestohet 53 -vjeçari në  Vaun e Dejës, shpallet në kërkim i biri (EMRAT)

Shkruar nga Liberale
Plas sherri mes kushërinjve për tokat, arrestohet 53 -vjeçari

Një 53 -vjeçar është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi kanosi me armë zjarri dy kushërinjtë gjatë sherrit për motive pronësie. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Kujtim Gegaj, si dhe u shpall në kërkim i biri, Altin Gegaj. Babai së bashku me të birin kanosën me armë dy vëllezërit, kushërinj të tyre një konflikti për pronat.

"Pas njoftimit se 4 shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Barbullush, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre specialistëve, janë bërë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit K. G., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 53-vjeçari dhe djali i tij, shtetasi A. G., 27 vjeç, i cili u shpall në kërkim nga Policia, për shkak të një konflikti për motive pronësie, kanë kanosur me armë zjarri, shtetasit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bushat.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit."-njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH