Kronikë

Plas sherri mes dy adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Plas sherri mes dy adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

 

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një bashkëmoshatarë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku pas një sherri mes dy adoleshentë, mbeti i plagosur me thikë një 15  vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i plagosjes është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje në prindërve dhe psikologut.

"Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre. Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut. Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij."- njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH