Kryesore

Plas grushti te Partizani, trajneri zihet keq me ndihmësin e tij

               Publikuar në : 10:29 - 29/10/19 liberale

Duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet te Partizani. Pas barazimit me Kukësin, ka plasur keq sherri mes drejtuesve.

Trajneri Franko Lerda, është zënë në konfrontim fizik me ndihmësin e tij, Dritan Mehmetin, pas barazimit me Kukësin.

Të dy kanë pasur fërkime gjatë ndeshjes, ndërkohë që “Panorama Sport” zbulon se pas ndeshjes ka plasur edhe grushti mes të dyve.

Kjo nuk është përplasja e parë mes tyre.Kujtojmë se edhe në korrikLerda është përplasur me Dritan Mehmetin dhe përgatitësin Korado Sakone. Në atë kohë, klubi i doli në krah Lerdës, dhe Sakone u largua nga të kuqtë.

Nuk dihet si do të jetë kësaj radhe fati i Mehmetit./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back