Sport

Plas gazi lotsjellës në fushë, shtyhet fillimi i ndeshjes së Ligue 1

Shkruar nga Liberale
Plas gazi lotsjellës në fushë, shtyhet fillimi i ndeshjes së

Përplasjet mes tifozerive kanë filluar të kthehen në një problem të vazhdueshëm në futbollin francez, me policinë e cila shpeshherë detyrohet të përdorë forcën për të vendosur qetësinë në tribuna. Por ajo që ka ndodhur sot në duelin mes Klermont dhe Olimpik Marsejës, ka qenë shumë më e veçantë pasi ka shtyrë edhe fillimin e ndeshjes.

Polica ka ndërhyrë në tribuna për të qetësuar tifozerinë e të dy skuadrave dhe u detyrua në një moment që të përdorte edhe gazin lotsjellës. Por kjo bëri që terreni ku po bënin nxemje futbollistët, të mbulohej nga gazi lotsjellës dhe duke ia bërë shumë të vështirë lojtarëve që të qëndronin aty.

Gjyqtari ktheu lojtarët në dhomat e zhveshjeve, në pritje që të pastrohej ajri, duke shtyrë fillimin e sfidës, pasi trajneri i Marsejës, Igor Tudor, refuzoi që skuadra e tij të zbriste në fushën e lojës derisa ajri të ishte pastruar plotësisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH