Showbiz

Plas debati në Itali për faturat e 'fryra', klienti faturohet me 1 euro për ndarjen e krepit në gjysmë

Shkruar nga Liberale

Një euro shtesë për të ndarë një krep në gjysmë. Është rasti i ri që po nxit polemikat mbi faturat të kësaj vere 2023. Për muaj të tërë, në fakt, klientët e zemëruar kanë shpërndarë fotografi të faturave në rrjetet sociale në të cilat raportojnë shtesa paradoksale. Këtë herë ka ndodhur në Lecce, në një lokal të njohur në Piazza Sant'Oronzo, në qendër të qytetit.

Ankesa vjen nga grupi “Vivere Lecce” në Facebook, ku mblidhen raporte të llojeve të ndryshme nga qytetarët dhe turistët. Gruaja e përfshirë në incident, i cili ndodhi të dielën e 20 gushtit, tha se kishte porositur një krep nutella dhe i kërkoi stafit të restorantit ta ndante atë. Kur erdhi koha për të paguar, fatura shënonte jo vetëm koston e krepës, 4.50 euro, por edhe 1 euro kosto shtesë për ndarjen e krepit në dy pjesë.

Në komentet  poshtë faturës, njerëzit shprehën mendime të ndryshme. Ka nga ata që e kanë konsideruar absurde shtesën, duke e quajtur “grabitje”, dhe nga ata që komentojnë me ironi: “E pabesueshme, t’i sjellim thikat nga shtëpia ose ta ndajmë me kafshatë”. Por disa përdorues kanë vënë re se, duke pasur parasysh nevojën që menaxheri i restorantit të përdorte një pjatë shtesë për të ndarë ëmbëlsirën, ishte e drejtë të tarifohej shtesë.

Histori të ngjashme kanë ndodhur gjatë gjithë sezonit turistik. Mes tyre, ai që u zhvillua në muajin qershor, në një lokal në Gera Lario, në liqenin e Komos, shkaktoi shumë diskutime. Fatura u publikua në faqen Tripadvisor nga një turist, i cili gjatë një shëtitjeje kishte ndaluar në restorant për të ngrënë një sanduiç. Por në faturën tatimore, bashkë me çmimin e sanduiçit dhe patateve të skuqura si pjatë e dytë, 7.50 euro, ishte shtuar edhe çmimi i prerjes së bukës në gjysmë, 2 euro./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH