Aktualitet

Plani me 5 pika/ Basha: E besoj Ramën që thotë nuk ia ka idenë

Shkruar nga Liberale
Plani me 5 pika/ Basha: E besoj Ramën që thotë nuk ia ka

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke paralajmëruar të tjera të dhëna tronditëse për situatën ekonomike në vend.

Basha tha se kriza sa vjen e thellohet teksa ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i përket planit me 5 pika të opozitës për të përballuar situatën nga COVID-19.

“Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po rritet krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Shëndetësia në kufijtë e kolapsit.

Siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës.

Pyetjes suaj sot paradite nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që kemi shpalosur prej dy javësh Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për këtë plan. në fakt unë e besoj dhe pse ju nuk e besoni, unë zgjedh ta besoj që nuk e ka dëgjuar sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës. nuk dëgjon biznesin, sipërmarrjen që ka vite që lufton për mbijetesë dhe tani po i dorëzohet falimentimit. Nuk dëgjon mjekët që kërkojnë atë që iu është premtuar, mbështetjen minimale”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH