Aktualitet

Plani i qeverisë përjashton emigrantët, ndryshojnë përfitimet për bonusin e bebes dhe asistencën sociale

Shkruar nga Liberale
Plani i qeverisë përjashton emigrantët, ndryshojnë

Qytetarët shqiptarë të cilët nuk jetojnë  në Shqipëri, por ndodhen në emigracion, do të përjashtohen nga e drejta për të përfituar asistencë sociale si dhe bonusin e bebes.

Burokracitë kanë krijuar shpesh pakënaqësi, pasi shumë familje jetojnë në emigracion dhe duke u prezantuar si të papunë nga të afërmit e tyre joshin zyrtarët për të përfituar ndihmën sociale në Shqipëri, ndërkohë që privohen shpesh ata të cilëve iu takon kjo e drejtë.

E njëjta gjë ndodh edhe me bonusin e bebeve, që shkon nga 40 mijë lekë për fëmijën e parë, në 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Projektligj, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, synon që të shtojë ndihmën sociale për ata të cilët ndodhen në Shqipëri dhe kanë më shumë nevojë, dhe në dukej duket i vonuar.

Megjithëse, identifikimi kërkon përgjegjësi morale nga punonjësit e administratës, e cila siç edhe ekziston një perceptim i gjerë në publik, mungon.

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH