Aktualitet

Plani i qeverisë për shtetëzimin e bregdetit nga Velipoja në Ksamil

               Publikuar në : 13:03 - 02/07/20 liberale

Qeveria ka shtetëzuar të gjithë vijën bregdetare që nga Velipoja e deri në Ksamil, raporton Euroneës.
Kjo si duket ka ardhur për shkak të problemeve me pronat në bregdet.

“Në konsultim publik është hedhur drafti i cili bën një ndryshim në ligjin për pronat shtetërore ku janë bërë edhe dy ndryshime duke specifikuar ekzaktësisht se bregu i detit është pronë publike e paluajtshme dhe e patjetërsueshme duke bllokuar të gjitha hipotekimet e pronave që lidhen me vijën bregdetare.”, shkruan Euronews.

Drafti vjen në një kohë kur në zona të vendit ka pasur përplasje të nxitura prej pretendimeve për pronat në bregdet dhe si një kusht i vendosur edhe në procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo e fundit është vënë nga pala greke për pronat në jug ku banorët e zonave kanë pretendime të pronësisë.

Nëse ky draft do të marrë dritën jeshile nga qeveria dhe më pas nga parlamenti do të paralizojë të gjitha proceset e kalimeve në pronësi për ato toka që shtrihen në bregdet.

Burimi: EuroNews

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back