Globi

Plani i BE me tre faza për rihapjen pas izolimit, ja deri kur zgjat

Shkruar nga Liberale
Plani i BE me tre faza për rihapjen pas izolimit, ja deri kur zgjat

Bashkimi Europian ka hartuar planin për hapjen graduale, pas izolimit prej më shumë se një muaji.

Plani parashikon 3 faza: 

1. Faza e parë ka filluar më 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave. Do të vazhdohet më 18 prill me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale.

2. Faza e dytë fillon më 4 maj, ku do të rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin. Më 4 maj gjithashtu do të hapen dyqanet e mëdha të tekstileve, mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare.

Më 11 maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të hapen më 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit. Më 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

3. Faza e tretë fillon në shtator të këtij viti, ku shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore. Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Ky është një plan që mund të ndryshojë në varesi të situatës në konsultim me ekspertët, duke parë ecurinë dhe mbarëvajtjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH