Showbiz

Plakja e popullsisë, alarmi i OBSH-së: Në vitin 2024 në Evropë do të ketë më shumë njerëz mbi 65-vjeç

Shkruar nga Liberale
Plakja e popullsisë, alarmi i OBSH-së: Në vitin 2024 në

Në vitin 2024, do të ketë më shumë njerëz të moshës mbi 65-vjeç sesa nën 15 vjeç në Evropë, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH ), duke bërë thirrje për masa më të mira për të ndihmuar njerëzit të plaken në mënyrë të shëndetshme.

“Deri në vitin 2024, ne vlerësojmë se popullsia e njerëzve mbi 65 vjeç do të jetë më e madhe se ajo e nën 15 vjeç në Rajonin Evropian të OBSH-së”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë.

Në shkallë globale, kjo pritet të ndodhë 60 vjet më vonë, rreth vitit 2064, sipas parashikimeve të institutit "Bota jonë".

“Kjo prirje është sinonim i sfidave të reja sociale, ekonomike dhe shëndetësore”, theksoi dega evropiane e organizatës shëndetësore, e cila përfshin 53 vende, disa prej të cilave ndodhen në Azinë Qendrore. Në të gjithë Kontinentin e Vjetër, rritja e jetëgjatësisë është shpesh sinonim i prblemeve me shëndetin.

Për të zbutur ndikimin e plakjes në popullsi, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për "t'iu mundësuar të moshuarve të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor, pavarësinë, mirëqenien sociale dhe cilësinë e jetës së tyre".

Ndër rekomandimet që bën, organizata globale preferon një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike për të paktën 150 minuta në javë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH