Kronikë

Plagosje me thikë në Vaun e Dejës, policia arreston 21 vjeçaren

Shkruar nga Liberale
Plagosje me thikë në Vaun e Dejës, policia arreston 21

Një 68-vjeçar është plagosur me thikë në Vaun e Dejës.

Sipas policisë i plagosuri me iniciale Z.P është dërguar në spitalin e Shkodrës.

Për ngjarjen policia thotë se ka arrestuar një vajzë vetëm 21 vjeçe banues në Vaun e Dejës.

'Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke  identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.'- njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH