Aktualitet

Plagosje me thikë në Korçë, shoqërohet autori

Shkruar nga Liberale
Plagosje me thikë në Korçë, shoqërohet autori

Një plagosje me thikë për konflikt pronësie ka ndodhur në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në Malin e Moravës teksa autori është kapur dhe shoqëruar menjëherë në Polici.

I plagosuri ndërkohë u transportua për mjekim në spital. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet të mprehtë 1 shtetas, kapet dhe shoqërohet nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH