Aktualitet

Plagosje me armë në Selenicë, 50 vjeçari dyshohet se u qëllua nga...

Shkruar nga Liberale
Plagosje me armë në Selenicë, 50 vjeçari dyshohet se u

Një 50 vjeçar është plagosur me armë në Selenicë. Dyshohet se burri është qëlluar nga një makinë fuoristradë në ecje, por policia thotë se plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

“Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH