Aktualitet

Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  

Shkruar nga Liberale
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri

Në rrethana ende të paqarta një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 1 të Sarandës.

Sipas policisë, “gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi  D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës.”

I plagosuri sipas burimeve zyrtare pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas ngjarjes ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH