Aktualitet

Plagosja në Sarandë/ “Ik o pabuks", gruaja e autorit tregon sherrin

Shkruar nga Liberale
Plagosja në Sarandë/ “Ik o pabuks", gruaja e autorit tregon

Sot në mëngjes u raportua se përmbaruesi privat, Baftjar Nela u plagos me thikë nga Aleksandër Camandioti teksa kishte shkuar në banesën e këtij të fundit për të dorëzuar njoftimin për masë sigurie për këtë ndërtesë në Sarandë.

“Ishte ora 07:30, ne flinim gjumë, që binte porta, i binin me shkelma se nuk kemi zile. U çua burri dhe më pas unë. I tha burri; çfarë doni?! “Firmosni këtu se sot do ikni nga shtëpia”, tha përmbaruesi. Ndërkohë burri i tha se; ‘Ne jemi në apel, të premten kemi apeluar. Si mund të dal sot, kur ju nuk më keni njoftuar?!’. Kaq ishte, nisën të kapeshin me fjalë. Na provokuan. Ai ndërtuesi tha; Pabuksa do ikni nga shtëpia ime”. Burri im i thotë; “Kjo është shtëpia ime, s’më keni borxh e as nuk ju kam”. Ata i thoshin burrit; “ik o pabuks”. Më pas u nevrikosën dhe burri më tha; “ik në dhomë”. Nuk pashe më ça ndodhi”, thotë ajo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH