Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, arrestohet pas një jave autori

Shkruar nga Liberale
Plagosja me armë zjarri në Lezhë, arrestohet pas një jave

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari D. R., i cili akuzohet për plagosjen e shtetasit O. S., më 21 qershor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës ndalon shtetasin D. R., i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.06.2020, në Mabë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi O. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, menjëherë ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes shtetasi D. R.

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH