Aktualitet

Plagosi punëtorin në kantier, arrestohet drejtuesi i vinçit

               Publikuar në : 10:24 - 10/09/19 LP

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin me inicialet B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i tij vjen pas plagosjes një ditë më parë, në një kantier ndërtimi, të punëtorit, teksa punohej me vinç.

Njoftim për shtyp

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 09.09.2019 në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./Gazeta Liberale

(Visited 28 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *