Aktualitet

Plagosi nënën e tij me thikë, flasin të afërmit: E shkreta, u hodh nga kati i dytë

Shkruar nga Liberale

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga

Plagosi nënën e tij me thikë, i biri sapo ishte kthyer nga Gjermania, flasin familjarët

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Fier, që tronditi komunitetin atyre pranë, pasi djali plagosi me thikë nënën e tij.

Djali pasi e ka goditur nënën dhe thikë është larguar menjëherë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës se tyre.  Autori nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Disa nga fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë.

Sipas tyre, djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Sot kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur.

Nuk dihet nëse ka qenë i dehur për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike.

Një tjetër fqinj shprehet:  - “Dëgjuam zhurmë, o Klajdi çfarë bëre, se jemi komshinj këtu në katin e dytë. Pamë atë që doli nga ballkoni, duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh nga kati i dytë. Jemi rritur bashkë, ai çun shumë i mirë, as alkool, as cigare”.

“Ajo u hodh nga ballkoni e shkreta për të shpëtuar ‘çfarë më bëre”. Ai doli jashtë dhe filloi ta qëllonte sërish. I bërtita dhe e la. Më dëgjoi dhe e hodhi thikën. Erdhën familjarët, e kapëm me nja dy gra të lagjes dhe e dërguan në spital,” theksoi fqinji i tyre.

[caption id="attachment_1253351" align="aligncenter" width="608"] Banesa ku ndodhi ngjarja[/caption]

Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj, në gjendje të dehur, për motive ende të paqarta.

Donika Çobaj jetonte me një vajzë, pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani.

Djali kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania.

E ëma e tij pas plagosjes ndodhet në spital.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH