Aktualitet

Plagosi me thikë infermieren në banesën e tij, arrestohet 36 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Plagosi me thikë infermieren në banesën e tij, arrestohet 36

Policia e Lushnjes ka arrestuar autorin e plagosjes së një infermiereje në fshatin Arrëz. 59 vjecarja kishte shkuar në banesën e autorit për t'i bërë gjilpërën nënës së tij, por ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjes.

"Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", thueht në njoftimin e Policisë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH