Aktualitet

Plagosi me thikë 31-vjeçarin, arrestohet i riu

               Publikuar në : 16:39 - 12/07/19 R Liberale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes më thikë të 31 vjeçarit, D.B.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shetasi me inicialet D. M., 29 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

“Ndalimi  i tij  u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale  ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte  larguar nga vendi i qëndrimit”,- njofton policia.

Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

(Visited 41 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *