Aktualitet

Plagoset punëtori në minierën e Bulqizës, niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Liberale
Plagoset punëtori në minierën e Bulqizës, niset me

Një ngjarje rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Martanesh, Bulqizë, ku një punëtor është aksidentuar teksa po punonte në minierë.

Mësohet se minatori 50-vjeçar ka qenë në punë teksa është goditur nga një masiv gurësh në këmbë.

Ai është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

"Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH