Aktualitet

Plagoset punëtori, bie nga pallati në ndërtim

               Publikuar në : 17:59 - 15/01/21 liberale

Një punëtor ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet rreth orës 16:40.

Mësohet se punëtori, një 53-vjeçar me iniciale R.X., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back