Aktualitet

Plagoset me thikë kryetari i njësisë administrative të Sukthit

Shkruar nga Liberale
Plagoset me thikë kryetari i njësisë administrative të

Kryetari i njësisë administrative të Sukthit, Rrapo Osmani ka mbetur i plagosur këtë të martë pasdite. Pas një sherri me thika, i plagosur ka mbetur edhe 21-vjeçari me inicialet K.O.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po sipas policisë lokale, autori i dyshuar i plagosjes është A.Meta, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

40-vjeçari Rrapo Osmani është nj emër i njohur në qytetin e Durrësit. Ai është pjesë e Partisë Socialiste.

Në 4 janar të 2016, në drejtim të lokalit të tij në Sukth të Durrësit është qëlluar me breshëri automatiku. Sipas raportimeve të asaj kohe, persona ende të paidentifikuar kishin qëlluar mbi 15 plumba blindëshpues. Lokali i 40-vjeçarit në atë kohë shërbente si zyra elektorale për stafin e Partisë Socialiste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH