Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në superstradën Lezhë-Laç, ku raportohet edhe për një të plagosur.

I plagosuri është shtetasi me iniciale A.D., 40-vjeç, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të një lokali.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, çka i ka shkaktuar komplikime.

Policia ka nisur hetimet dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një atentat apo për një konflikt të çastit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH