Globi

Plagoset këshilltari i zv.kryeministrit, pas sherrit me familjen e...

Shkruar nga Liberale
Plagoset këshilltari i zv.kryeministrit, pas sherrit me familjen e...

Anëtari i Nismës, Luan Maloku, u plagos dje rreth orës 17:00 para shtëpisë së tij në lagjen Veterenik në Prishtinë. Ngjarja ndodhi pas një problemi familjar.

Të dyshuar për plagosje janë ish- miqtë e Malokut, Orhan dhe Uran Agushi, të cilët janë familjarë të ish-gruas së Malokut, babai dhe vëllai.

Mjekët e QKUK kanë thënë se plumbi i ka prekur vetëm lëkurën pa i shkaktuar dëme.

Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen për Gazetën Expres dhe ka thënë se deri më tani, ka arritur të arrestojë vetëm njërin nga të dyshuarit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH