Aktualitet

Pista të reja hetimi për breshëritë e plumbave në kompleksin luksoz

Shkruar nga Liberale
Pista të reja hetimi për breshëritë e plumbave në

Kompleksi luksoz “Adorions Palace” në Maminas ishte sot shënjestër e plumbave te kallashnikovit.

Pa zbardhur mirë, në drejtim të tij është qëlluar disa herë me armë zjarri. Për ngjarjen, Policia e qytetit të Durrësit ka shoqëruar disa persona si të dyshuar. Objekti i famshëm është në pronësi të Luan Lazajt, babait të Eugert Lazajt.

Ky i fundit u gjet i pajetë në vilën e tij në Farkë, mëngjesin e 30 Korrikut. Klan Plus disponon pamje të trupit të 37-vjeçarit. Me një plumb në kokë, në anën e djathtë, njolla gjaku, e dorë të vrarë. Një plumb tjetër është gjetur edhe pranë televizorit. Sipas hetimeve të deritanishme, ai pretendohet të ketë qëlluar veten me armë zjarri. Në banesën e tij u gjet një pistoletë “Glock” me numër serie ZES456, që rezultoi të ishte në pronësi të Redi Popeskut.

Armë e cila ishte deklaruar e humbur që në Nëntor të vitit 2018. Redi Popesku u mor atë kohë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 3 Nëntorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagos Elion Hato e Ervis Martini. Burime konfidenciale thanë për Klan Plus se natën e ngjarjes, arma në pronësi të Popeskut, që është përdorur edhe në ngjarje, është marrë nga një person që ka udhëtuar drejt qytetit bregdetar.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore, është strehuar në një hotel luksoz në afërsi të Durrësit. Ajo që mbetet në hije dyshimi është mënyra se si pistoleta “Glock” ka përfunduar në duart e Eugert Lazajt. Ngjarja e sotme i jep një tjetër ngjyrim vrasjes apo vetëvrasjes së tij. Të shtënat mund të konsiderohen edhe si një paralajmërim, ndërsa mund të kenë lidhje edhe me ngjarjen e Bllokut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH